"Rama i patrazuar nga protesta e opozitës. Foli për kërpudhën dhe drekonte në bregdet. Unë e kam parë më shumë të shqetësuar dhe gati për dialog gjatë protestave të studentëve". 

 Ky është qëndrimi i dhënë në Shkodër nga zëvendësambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton.

Duke folur mbi akuzat për shitblerjen e votës ai theksoi se ky është një fenomen i konstatuar te disa subjekte politike, por që nuk ndikon në rezultat.

Robert Wilton: Ka patur probleme me shitblerjen e votës? Po. A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve? Jo. A është vetëm një subjekt me këto probleme? Jo. Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dikë 50 lek janë mjaftueshëm, por nuk i blen vetëm një subjekt. Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit". 

Wilton shton se të ashtuquajturat skandalet në Shqipëri nuk janë unike.

Robert Wilton: Janë të njëjtë me Europën Perëndimore, SHBA etj. Kur shoh diçka të keqe në Shqipëri mund të them që 3 herë me të keqe e shoh në Angli. Dallimi është retorika politike në Shqipëri ka arritur jashtë realiteti. Politikanët këtu i thonë njëri-tjetrit gjëra që do i rrezikonin lirinë si vepër penale. Drejtësia dhe media nuk po ofron mbrojtje.

Për zëvendësamdasadorin e OSBE-së është e rëndësishme që në Shqipëri të ruhet stabiliteti.

Ndërkaq për shkak dhe të tensioneve politike, në Kuvend ende nuk janë miratuar rekomandimet e OSBE ODIHR për ndryshimet në kodin zgjedhor.

/Ora News.tv/