Orteku në Zvicër, 1 i vdekur e tre të plagosur

Orteku në Zvicër, 1 i vdekur e tre të plagosur

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një ortek goditi një vendpushim skish në Alpet zvicerane.

Qindra anëtarë të ekipit të shpëtimit kërkuan gjatë natës për persona të mbetur nën borë.

Por kërkimet u ndërprenë mëngjesin e së mërkurës pasi nuk u raportua asnjë i zhdukur. Një 34 vjeçar francez vdiq në spital, tha policia zvicerane.

Orteku në vendpushimin e popullor është i pazakontë.

Shpate të tilla zakonisht janë shumë të sigurta, pasi dëbora rreth tyre monitorohet me kujdes dhe menaxhohet për të shmangur rreziqet.

Orteku ndodhi në Crans-Montana rreth orës lokale 14:20 të martën.

Personi i vdekur punonte në shërbimin e patrullimit të skive në Crans Montana, tha policia.

EMISIONET