Orges Shehi zyrtarisht trajner i Skënderbeut

Ish-portieri i Skënderbeut, Orges Shehi është emëruar zyrtarisht trajner i "Ujqërve të dëborës".

Njoftimin e ka bërë publik vetë klubi korçar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Facebook.

Ja njoftimi i plotë:

Orges Shehi është zyrtarisht trajner i Skënderbeut.

Presidenti Ardjan Takaj ka prezantuar ish-kapitenin sot para mediave si trajnerin e ri bardhekuq.

Shehi ka marrë menjëherë drejtimin e skuadrës dhe ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Të Duam Skënderbe!


EMISIONET