Organizoi sulm racist dhe homofobik, Trump për aktorin: Hetojeni! Është turp për kombin

Donald Trump quajti "fyese" çështjen e aktorit Jussie Smollett dhe një "turp për kombin".

Të gjitha akuzat ndaj yllit të "The Empire" u rrëzuan të martën pasi ai u akuzua për organizimin e një sulmi të rremë racist dhe homofobik ndaj vetes.

Presidenti i Amerikës i tha FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë që të nisin hetimet për këtë çështje.

Ndërkohë, avokatja e Jussie ka akuzuar autoritetet për "vijim të fushatës" kundër aktorit. Kryebashkiaku i Çikagos, qyteti ku ndodhi sulmi i dyshuar, tha se rënia e akuzave u bë pas "shfajësimit nga ana e drejtësisë".

Avokatja e Jussies thotë "rasti është i mbyllur" dhe "asnjë zyrtar publik nuk ka të drejtë të shkelë" të drejtat e klientit të saj.


EMISIONET