Orët e "Medeas" para premierës

Orët e "Medeas" para premierës

"Medea" e Euripidit vjen premierë më 3 shkurt në skenën e Teatrit Eksperimental me regji të Dimitris Milonas. Xhuvani, Zhusti, Anagnosti e shikojnë këtë vepër si një sfidë për çdo aktor.

Një pjesë e mirë e aktorëve të rinj që ngjiten në skenën e Teatrit Eksperimental me tragjedinë e "Medeas", e quajnë një shans si për Ligën e Kampionëve.

Sepse luajnë Roza Anganosti e Viktor Zhusti dhe sepse Luiza Xhuvani i mbledh të gjithë rreth pasionit të "Medeas".

Xhuvani e konsideron privilegj këtë rol, duke i lidhur ngushtë emocionet me anën profesionale dhe jetike.

Medea është një grua e tradhëtuar, një njeri i pambrojtur në një vend të huaj, që të vetmin mjet për të vënë në vend dinjitetin, shikon hakmarrjen.

Dhe i gjithë ky spektër ngjyrash në gjuhën e Euripidit vjen nga përkthimi i Viktor Zhusit.

Aktori që vjen edhe në rolin e mbretit Kreon, babai i Jasonit, mendon se ka bërë më të mirën e mundshme, ose ndryshe siç ai e quan një përkthim "në nivel të mirë intelektual".

"Medea" më regji të Dimitris Milonas shaqet premierë mbrëmjen e 3 shkurtit për t'u rikthyer çdo fundjavë gjatë gjithë muajit shkurt.

EMISIONET