Pak orë pasi kryeprokurorja e përgjithshme, Arta Marku kërkoi në Elbasan rihapjen e dosjeve të vjetra dhe goditjen e grupeve kriminale policia dha provën e parë se është gati ti përgjigjet sfidës.

Plagosja mbrëmjen e së mërkurës e një 23 vjeçari, pronar i një servisi motorësh dhe dyshimet se pas ngjarjes mund të qëndrojnë hasmëritë e vjetra, në Elbasan zbarkuan forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Specialet e FNSH-së dhe RENEA ushtruan kontrolle në të ashtuquajturat zona e biznese të fiseve Çapja e Çelaj, përplasjet e të cilëve ndër vite kanë tronditur herë pas herë jo vetëm qytetin e Elbasanit.

Disa zona mësohet se janë monituar edhe nga ajri, ndërkohë që kontrollet janë forcuar në rrugën, duke paralajmëruar ndoshta nisjen e një aksioni që pritet e flitet prej kohësh në qytetin e cilësuar zonë e nxehtë.

Duke iu përgjigjur interesit të Ora News, nëndrejtori i Policisë së Elbasanit paralajmëroi veprime me forcën e ligjit

Edmond Sulaj: "Drejtoria vendore e Policisë së Elbasanit ka të gjitha kapacitetet për të vepruar me gjithë forcën e ligjit."

Në të njëjtën kohë u godit edhe një grup i struktuar kriminal, në një operacion të shtrirë në tre qytete u vunë në pranga 5 persona dhe u sekuestruan eksploziv, armë dhe drogë. Një i gjashtë është në kërkim.

Të arrestuarit janë:

-Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec;
- Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec;
- Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec;
- Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec. (Prokuroria deklaroi si person të arrestuar Edmond Elezin)
- Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh. ( Prokuroria deklaroi si person të arrestuar Gazmir Kokla)
- Ergest Lipo

Edmond Sulaj: "Shtetasve Geraldo Yzeirllari  dhe Kristi Maxhari iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 kallëpe e dyshuar si lëndë plasëse tritor. Shtetasit Edmond Abazi   iu ëshët gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sattiva. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor  Kokla në Gramsh janë gjetur 1 armë automatik, një pushkë model 56 dhe një sasi prej 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si edhe një sasi e konsiderueshme vlera monetare."

Në kërkim: 

Në kërkim janë shpallur Egdi Hysnellari dhe Rexhep Kasa.

Edmond Sulaj: "Është herët për të dalë në rezultate."

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.





/Ora News.tv/