Basha kërkon koalicion për zgjedhjet 2019, Ora News zbardh draftmarrëveshjen

Partia Demokratike synon që drejt zgjedhjeve vendore të dalë me kandidatë të përbashkët me partitë aleate opozitare, përfshirë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ora News ka siguruar një draft marrëveshje të cilën Lulzim Basha, ua ka shpërndarë aleatëve.

Burimet i thanë Ora News, se marrëveshja synohet të arrihet para protestës së 16 shkurtit ndërsa në të thuhet:

“Deklarojmë se kemi vendosur daljen në një koalicion të bashkuar opozitar në zgjedhjet e ardhshme në vend. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një qeverie tranzitore, me mandat të posaçëm për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri; realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit; si dhe eliminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje"

Diskutimet për atë që e quan platformë bashkëpunimi, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur ti bëjë kokë më kokë, ndërsa paraditen e së hënës në zyrë ka pritur kreun e Republikanëve, Fatmir Mediun.

Në ditët e ardhëshme diskutimet do ti vijojë me aleatët e tjerë.

Platforma është një marrëveshje parimore mes forcave politike, ndërkohe  Partia Demokratike si forca kryesore në opozitë ngarkohet të negociojë në mënyrë induividuale me çdo forcë nënshkruese.

Por duket se negociatat e Bashës me aleatët e tij nuk do të jenë të lehta, për faktin se gjithë partitë me përjashtim të LSI-së kushtëzojnë me ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe në platformën e bashkëpunimit flitet për reformë por jo për ndryshim sistemi.

I pari që ka paralajmëruar një krisje me Lulzim Bashën ka qenë, Agron Duka i Partisë Agrare Ambjentaliste, i cili ka theksuar se në rast të mosndryshimeve të thella në ligjin zgjedhor ai do të ndërpresë bashkëpunimin me PD.


EMISIONET