Ora News vjen me surpriza, nga java e ardhshme nisin "Tempora" dhe "Late Night Show"

Ora News vjen me surpriza, nga java e ardhshme nisin "Tempora" dhe

Janari vjen me surpriza në Ora News, ku do të startojnë dy programe të reja.

Duke filluar nga java e ardhshme do të nisë rrugëtimin emisioni "Tempora" nga Sonila Meço dhe "Late Night Show" nga Kastro Zizo.

"Tempora" do t'ju mbaj mbërthyer çdo të martë në 21:00, ndërsa "Late Night Show" të premteve në orën 22:30.

Të ftuar në studion e lajmeve të Ora News me drejtoren e Informacionit Beti Njuma, Meço dhe Zizo zbuluan disa nga suprizat për publikun.

Sonila Meço: "Tempora" në latinisht është shumësi i kohës, kohët. Nëntitull i programit është kohët që jetojmë. Ideja është ti bëjmë një prerje tërthore këtij realiteti duke nxjerrë shumë nga virtualiteti.Ushqehemi përditë nga një masë e madhe informacioni që kalon përmes virtualitetit dhe kemi humbur kontaktin tonë me realitetin dhe Shqipërinë në terësi. Jemi mbledhur të tërë në Tiranë, të tërë me të njëjtët probleme, qarkullon i njëjti lloj informacioni. 

Të ftuarit do të jenë të ftuar.Do të jenë disa panele, jo një panel i vetëm siç jemi mësuar të shohim në programet e debatit. Jeta e aktualitetit, politike, ekonomike, sociale, nyjet kryesore që i lidhin, kultura, do të ketë dhe show nëpër të. Është një e martë në mbrëmje në të cilën ti ulesh dhe çfarë ndodh në këtë vend praktikisht do ta dëgjosh, do ta shohësh. Është një gërshetim mes gazetarisë me elementë show, për të mbërritur tek publiku më shkrifët për ta lejuar të fantazojë dhe të ëndërrojë pak.

Kastro Zizo: Unë kam një format, të cilit i janë referuar njerëz më inteligjentë ose të paktën na kanë paraprirë neve në kohë. Nuk është huazim, as vjedhje, thjesht lloj formati siç janë lajmet. Në formatin tim do kemi dhe shumë politikë. Mirë, keq ne jemi një vorbull njerëzish këtu, qoftë dhe analistët e mëdhenj që na rrethojnë, edhe ata të kulturës, edhe ata të thjeshtët. 

Unë e urrej shumë injorancën dhe mbase jam bërë shumë përsëritës, por kush është idiot, me apo pa thonjëza do jetë tek emisioni im. Dhe kush ka një farë gruri, materie gri në mendje, do dalë 10-fish më shumë. Edhe unë do kem të ftuar, sigurisht do kem elementë show më të ekzagjeruar. Kjo nuk do të thotë që unë do trajtoj gjithë gjërat në mënyrë “karagjoze”. Nëse një gjë është për tu trajtuar në një formë të rëndë, sigurisht që do ta bëj. Jam njeri që e kam bezdi deri diku censurën.


EMISIONET