Ora News siguron foton: Rexhepi dhe Xhisiela përqafohen pas daljes nga hoteli

Ora News siguron foton: Rexhepi dhe Xhisiela përqafohen pas daljes nga

Këtë foto, ku Xhisiela Maloku dhe Rexhep Rraja, janë filmuar nga kamerat e sigurisë  duke u puthur para makinës pasi kishin dalë nga hoteli, avokati i Rrajës Ilir Murati e paraqiti si provë ne seancën gjyqësore në Gjykatën e Apelit për të treguar se gjithçka është një histori rozë me uljet dhe ngritjet e saj dhe nuk ka përndjekje të vajzës nga klienti i tij.

Fotoja e siguruar nga Ora News duke dalë nga hotel 'Boçi' është marrë me 19 korrik në orën 18:28

Por Gjykata e Apelit, nuk mori parasysh argumentat e avokatit, duke lënë në arrest me burg Rexhep Rrajën.

Pas seancës, avokati Ilir Murati tha se gjykati vendosi nën diktatin politik dhe mediatik, në shkelje të ligjit.

Avokati Ilir Murati: Nën diktaktin e poltikës gjykatat dhe prokurorët nuk japin më vendime të drejta dhe të bazuara në ligj. Me tre argumenta kryesorë, klienti im nuk kishte asnjë rrezik, është paraqitur tre herë në komisariat gjatë muajit korrik, është paraqitur dhe ditën e arrestimin në prokurorinë e Krujës dhe atë ditë arrestohet. Ligji nuk e lejon që kur qytetari nuk ka rrezik të arrestohet. Momenti i dytë, vepra penale nuk paraqet rrezikshmëri të tillë që ai të arrestohet aq më tepër kur viktima thotë se janë sajuar.

Murati dhe tha se Xhisiela Maloku ka mohuar akuzat dhe tërhequr denoncimin, ndaj klienti i tij nuk ka pse të mbahet në burg.

Avokati: Xhisiela ka bërë tre deklarime sikur qëndron vepra dhe tre më pas ku i mohon dhe madje i tërheq. Nëse një person mohon gjithçka që ka thënë më parë duhet të mbajë përgjegjësi penale për veprën që ka kruyer dhe klienti im duhet të ishte i lirë.

Klienti im nuk u largua se ishte djalë i deputetit. Nuk përdori asnjë formë të ushtrimit të ndikimit të tij nga persona që e përfaqësonin.Klienti im nuk mund të shkojë në burg vullneratisht. Kur qytetarja del edhe sot para jush dhe thotë se nuk janë të vërteta ato që kam thënë. Vendimi është marrë në diktatin politik dhe të medias që shtrembëron të vërtetën.

EMISIONET