Ora News hap dyert për studentët e apasionuar pas medias

Presidenti i  televizionit Ora News, Ylli Ndroqi ka hapur dyert e TV për të rinjtë që kanë pasionin dhe dëshirën për tu angazhuar në media.

Nisma e mbështëtur dhe organizuar nga drejtoresha, Mariam Ndroqi synon të ndihmojë dhe mbështesë studentët që shohin të ardhmen e tyre në televizion.

Kështu, studentët e Universiteti Europian të Tiranës, janë ftuar të bëhen pjesë e “Praktikave në media” për të mësuar nga afër se si punohet në radio, televizion dhe web, duke i dhënë kështu mundësinë të gjithë të rinjve të shpalosin talentet, aftësitë e tyre dhe të krijojnë një mundësi të mirë punësimi.

Sipas znj. Ndoqi qëllimi i këtij  bashkëpunimi mes televizonit Ora News, fondacionit “Ora e mendimit” dhe UET-së është të ndihmojë studentët e rinj të eksplorojnë rrugën e suksesit dhe të mirëpresë ide të reja dhe inovative nga studentët.

Kjo nisëm është mbështetur me interes nga  Universiteti Europian i Tiranës ku administratori i UET, Arbri Agalliu, zv Presidentja e këshillit studentor,Anisa Subashi dhe zv.presidentja e qeverisë studentore, Megi Latifi u angazhuan, për të përzgjedhur 20 studentë e për ti drejtuar drejt dyerve të Ora News.

Udhëtarë të këtij projekti tanimë janë të dyja institucionet ku studentët do të tregojnë më të mirën dhe po mësojnë sa më shumë nga eksperienca tashmë më shumë se 10 vjeçare e televizionit “Ora News”.

Sipas Zv. Presidentes së e Qeverisë studentore, fjalët e drejtoreshës Mariam Ndroqi në sallën e pritjes të studentëve ishin frymëzuese dhe motivuese. Çdo student do të donte ti dëgjonte kur hyn në një instucion të panjohur me herët. Mikëpritja dhe dashamirësia e stafit të Ora News e bëri më të lehtë të gjithë procesin e një fillimi të ri.

“Unë besoj në talenti dhe kreativiteti i të rinjve! Çlirohuni dhe ndihuni si në shtëpinë tuaj këtu në Ora News” u shpreh drejtoresha Ndroqi ndër të tjera me dëshirën për të treguar se kjo është një eksperiencë me rëndësi afatgjatë.

Drejtuesit e departamenteve të ndryshme ne televizion dhe radio i prezantuan të rinjve hapësira ku ata mund të angazhohen, për tu gjendur në një ambjent sa më të frytshëm dhe ku mund të bëjnë më të mirën.

Presidenti i Ora News, Ylli Ndroqi, i uroi sa me shumë sukses, kreativitet dhe vullnet te rinjve duke thënë se ai dhe institucionet që drejton do jenë gjithnjë pranë studentëve, të rinjve për ti mbështetur drejt rrugës së suksesit.


EMISIONET