Opozita të tërhiqet, Ngjela: Do arrestohen krerët e politikës, ndoshta dhe Rama

Opozita të tërhiqet, Ngjela: Do arrestohen krerët e

Teksa opozita ka protestën e radhës me 21 shkurt, avokati Spartak Ngjela thotë se nuk do të ndodhë asgjë, mandje sipas tij mund të anulohet fare.

I ftuar në Ora News, Ngjela thotë se opozita duhet ti vërë veshin Ambasadës amerikane dhe të tërhiqet.

Madje Ngjela parashikon arrestimin e krerëve të politikës, mes tyre dhe Ramën.

Ngjela: Asgjë nuk do të ndodhë, rrezik nuk do të bëhet fare.Nuk do të ketë lënie mandatesh.Protesta do të bëhen por nuk mund të ketë protestë të dhunshme, kryengritje dhe revolucion nuk mund të ketë.Pas asaj që ka bërë Ambasada amerikane është mirë që të ikin dhe ta lënë me këtë se mund tu vijë kërcënim politik si ai që u erdhi për çadrën.

Politika amerikane kërkon të shpëtojë opozitën.Me forcën që do të ushtrojë politika amerikane këta do të rrinë brenda strukturave politike. Do arrestohen krerët e të dy palëve dhe do riformulohen partitë, ka marrë fund, kjo është. Sapo të përfundojë Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme do të dëgjoni përditë arrestime. Do arrestohen krerët e mëdhenj, edhe Rama ndoshta. Do të fillojë majtas, fillohet nga mazhoranca.


EMISIONET