Opozita ka thirrur protestën e radhës në 21 qershor, por nuk dihet ende strategjia që ajo do të ndjekë. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, sekretari për çështjet ligjore Çlirim Gjata tha se organizatorët e protestës mezi po i mbajnë qytetarët që mos ketë protesta çdo ditë.

Beti Njuma: Në datën 21 ju keni lënë protestën e radhës, ishte vendim që u mor sot pasdite. Do të jetë një protestë që do të nisë ditën e premte dhe do të vijojë pa afat deri në 30 qershor?

Çlirim Gjata: Ta shohim, do ta shikoni aty. Unë bëj analizë, nuk jap lajme. Ka protestë në 21, shpirti jonë ose atyre drejtuesve e di sesi po i mban që mos ketë protestë nesër apo pasnesër apo çdo ditë. Është strategjia përkatëse për organizimin e protestave. Mos harroni një gjë; si mund të shkojmë në zgjedhje ne kur ngrihet parlamenti holandez brenda dy muajve njëri thotë ti kthehen vizat shqiptarëve dhe tjetra vendos që mos hapen negociatat.

/Ora News.tv/