Opozita e cilëson projektin e rrugës Milot-Fier si vjedhjen më të madhe të qeverisë.

Ervin Minarolli, sekretar për Burimet Njerëzore në PD, thotë se kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Belinda Balluku 6 fishuan koston për të rritur çmimin e kalimit në rrugë.

Minarolli: Për ne është e papranueshme që, qeveria të ndërtojë me kosto 6 herë më të lartë se standardi i Bashkimit Europian. Rruga Milot-Fier të ndërtohet me 6 fishin e kostos dhe milionat nga paratë e shqiptarëve të përfundojnë në xhepat e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Për të njëjtën çështje reagoi edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Vasili: Do të thotë një rrënim dhjetëra vjeçar për shqiptarët, pra ky nuk pret dot më, nuk ka durim dhe ky durimi i mbaron pikërisht në kohë pandemie ku njerëzit nuk kanë bukë të hanë.

Në një konferencë për mediat Vasili tha u shpreh se në kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë Edi Rama ka firmosur një projekt të dyshimtë prej 1.2 miliard eurosh.


milot-balldre-765x383-1-696x348

/Ora News.tv/