Aleksandër Çipa i ftuar në Intervistën e Mbrëmjen në Ora News ka analizuar situatën politike në vend.

Çipa u shpreh se tensioni i së enjtes (12 prill) në Kuvend nuk është gjë tjetër veçse riciklimi i konflikteve artificiale nga ana e elitës politike në vend.

Analisti u shpreh se opozita nuk po konkurron me ide apo programe alternative me qeverinë por me anë të konflikteve verbale.

Si iu dukën skenat e tensionit në Kuvend?

Aleksandër Çipa: "Mund të konsiderohet si një besnikëri e ricikluar e konfliktit politik, e atij konflikti që ne kemi njohur në historinë e 27 viteve të fundit të periudhës post-komuniste. 

Elita politike e vendit në përgjithësi nuk bën gjë tjetër veçse riciklon konflikte artificiale duke dashur ti amplifikojë ato si një kontekst dhe brendi  e krizës, natyrisht në kushtet kur pakti social në Shqipëri mbetet gjithmonë delikat dhe është problematik. 

Është përgjegjësi e shumicës në qeverisje të mos provokohet për të mos dimensionuar konfliktin politik në marrëdhënie me opozitën."

Çfarë duhet të bënte Rama?

Aleksandër Çipa: "Nuk duhet të reagonte në atë mënyrë por edhe të qetësonte anëtarët e kabinetit të tij që ishin në panelin kryesor të foltores së Parlamentit. Nuk është e vështirë në Shqipëri për të përcaktuar përgjegjësinë kur lind konflikti dhe zhvillohet konflikti politik. Përgjegjësia është e atij që ka cilësinë e aktorit që e gjeneron konfliktin politik dhe mendoj se klasa jonë politike, nëse është klasë ose kjo pjesë e lidershipit që udhëheq partitokracinë e vendit nuk duhet të riciklojë konflikte të vjetra me bredi të vjetra por përkundrazi të gjenerojnë konkurrencën politike. 

Shqipëria nuk vjen nga një situatë që e shumëfishon konfliktin por në rastin konkret po krijohet përceptimi dhe është bindja se ky konflikt po iniciohet nga lart, po inspirohet nga lart dhe kërkon të marrë implifikimin nga poshtë. Nuk është e vështirë për tu lexuar që opozita po krijon një strukturë të zgjerimit të konfliktit. Në lajme është përcjellë strategjia e shtrirjes së pagimit dhe protestës gati rebeluese në mënyrë zyrtare nga opozita dhe ky është një qëndrim politik. 

Shumica në qeverisje e kryesuar nga kryeministri Rama duhet të ndërtojë një kulturë të maturimit, durimit dhe natyrisht të reflektimit reagues. Kriza ekonomike, financiare dhe sociale në vend është prezente më së shumti në zonat periferike të vendit, në pjesët e margjinalizuara të shoqërisë dhe në katëgoritë në nevojë të shoqërisë. Kjo duhet bërë në mënyrë emergjente që të mos mund të amplifikohet kriza sociale me krizën e gjeneruar nga lidershipi politik opozitar."

A është  ky skenar i opozitës për të prishur imazhin e Shqipërisë, siç e deklaroi dhe deputeti socialist Taulat Balla?

Aleksandër Çipa: "E vlerësoj thjesht si një koment politik të tij. Nuk ka asnjë shoqëri përfitim nga mbrojtja e imazhit të vendit nga një pjesë e klasës politike të vendit. Imazhi i vendit, shoqërisë është përgjegjësi e gjithë klasës politike, e gjithë spektrit politik partiak dhe çdo përfaqësuesi me tagër politik në jetën politike të vendit. 

Nga ana tjetër unë ndaj mendimin se nuk jemi në një krizë politike por jemi në premisat e një konflikti politik që gjenerohet nga lart, që do të thotë nga klasa, nga lidershpi politik për interesa të cilat në pikëpamjen analizuese nuk është vështirë për tu përcaktuar. Ka disa kontekste që na kanë sjellë në momentin e këtij konflikti të brendshëm në relacionet e larta të politikës, pra në jetën parlamentare të vendit.

Së pari është paragjykimi dhe kontestimi në mënyrë të adresuar që opozita në të gjithë spektrin e saj po i bën reformës në drejtësi dhe sidomos procesit të implementimit të ashtuquajturit vetting. Janë disa situata që lidhen me relacionet dhe marrëdhëniet e diplomacisë politike të vendit dhe me instituticionet vendimarrëse të diplomacisë ndërkomëbtare. Ka dhe disa kontekste që lidhen me situatën e brendshme të vetë opozitës. 

Ajo që duhet të ngremë si pyetje ne është: Nëse dimensionohet reagimi protestave a rritet potencialisht besueshmëria ndaj spektit të lidershipit opozitar? Besoj se këtu ka një skepticizëm që është evident. Opozita nuk po konkurron me idetë dhe alternativën kontrastuese me qeverisjen aktuale por po nis një kapitull të ri të konfliktit verbal dhe jo vetëm verbal, dhe ka lënë në pritmëni atë që mund ta quajmë programin konkurues për një qeverisje tjetër. 

Të gjitha këto janë pjesë e dilemës që opinioni publik, elektoriati shqiptar nuk është në një moment të ri të vendmarrjes për një reagim të ri dhe ndryshim në raport me qeverinë. Por nga ana tjetër ne presim një ndryshim në pikëpamjen e reagimit dhe sjelljes së qeverisë së kryeministrit Rama, dhe kjo jo vetëm në performimim komunikues që ai realizon me publikun me qytetarët, por zbritjen në terrenin e fakteve që janë më kokëforta kur lidhen drejtpërsëdrejti me interesat e qytetarit dhe krijojnë atë diferencën me propagandën që krijon qeveria."

Si do të jetë e enjtja tjetër?

Aleksandër Çipa: "Nëse marrim në konsideratë deklaratat që bënë protagonistët  dhe frymëzuesit e opozitës unë mendoj që java tjetër përsëri do të jetë problematike. 

Do të ketë një ripërsëritje të konfliktit verbal në Parlament, një bllokim të flotores nëse do të kërkohet dalja ne foltore e ministrave apo përfaqësues të tjerë të ekzekutivit dhe sipas të gjitha pohimeve vetë opozita parasheh një kalendar të shtrirjes në nivelet bazike të protestës dhe reagimit refuzues qoftë edhe atakuzë të përfaqësuesve të ekzekutivit."

(Titulli redaksional)

/Ora News.tv/