Opozita letër Metës: Deklasifiko dokumentat e Këshillit të Sigurisë për kanabisin

Opozita letër Metës: Deklasifiko dokumentat e Këshillit të

Shtatë deputetë të opozitës, PD dhe LSI-së, kërkojnë zbardhjen e mbledhjes së diskutimeve në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ata i janë drejtuar me një letër Presidentin Ilir Meta, ku kërkojnë që të bëhet publike se çfarë kanë raportuar institucionet e sigurisë dhe zbatimit të ligjit për situatën e drogës. 

Nishani: Unë do të ftoja gjithë gazetarët që të kërkonin trankriptin e asaj mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të perifrazonin qëndrimet nga Presidenti i Republikës dhe secili prej anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare përfshirë edhe ministrit të Brendshëm të asaj kohe.

 Pak ditë pas thirrjes së ish-Presidentit Nishani, që në një intervistë për Channel One, kërkoi të zbardhet mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurisë kombëtare, 7 deputetë të PD e LSI i janë drejtuar me një letër kreut të shtetit Ilir Meta për këtë çështje.

Në kërkesë i bëhet thirrje Presidentit që të bëj publike diskutimin për problematikën e kanabisit në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të datës 11 nëntor të një viti më parë. Letra, që është firmosur një ditë më parë mban firmën e e 7 deputetëve të sigurisë kombëtare midis të cilëve Flamur Noka, Isuf cela, Xhamel Gjunkshi, Muslym Murrizi, Ervin Salianji, si dhe Luan rama dhe Endrit Brahimllari nga LSI.

Në letrën drejtuar kreut të shtetit  kërkohet të bëhet publike se cfarë kanë raportuar institucionet e sigurisë dhe zbatimit të ligjit për situatën e  drogës. Në kërkesën e tyre deputetët parashtrojnë se kjo vjen në një kohë kur ka një ndjeshmëri të lartë për situatën e rëndë  të krijuar me përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafikun e drogës dhe pas skandalit që ka dalë në media ku rezulton nga hetimet e prokurorisë se Katanias se ish-ministri i Brendshëm ka pasur lidhje direkte me aktivitetin kriminal të bandës së habilajve. 

7 deputetët shkruajnë se është me interes publik të dimë sot të dhënat e asaj kohe dhe mbi të gjitha angazhimet e marra nga institucionet  dhe nga qeveria në atë mbledhje për luftën ndaj drogës dhe për të bërë një ballafaqim me rezultatet e dhëna.

 Në atë mbledhje, kreu i qeveris përfaqësohej nga zëvendësi Niko Peleshi, pasi ndodhej në një vizitë ën SHBA. Pas mbledhjes ish-zv/kryeministri deklaroi se kjo çështje ishte politizuar duke paralajmëruar hartimin e një strategjie.

/Ora News.tv/




EMISIONET