Pas përgjimeve të reja të publikuara sot nga gazeta prestigjoze “BILD”,ku në këto përgjime ishte i përshirë edhe kryeministri Edi Rama, i deleguari i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka kërkuar nga Berati dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, krijimin e qeverisë teknike dhe vajtjen në zgjedhje të parakohshme.

Bozdo ka deklaruar se përgjimet e sotme nuk tregojnë gjë tjetër veçse përfshirjen personale të Edi Ramës dhe të ministrave e njerëzve të tij kryesor,në blerjen e votës,në tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve dhe në presionin me mjete politike dhe apolitike ndaj administratës publike.

Sipas Bodzos,vetëm në këtë mënyrë mund të shpjegohej rezultati i papritur i zgjedhjeve vendore në Dibër dhe vetëm kështu mund të shpjegohet edhe gjithë mekanizmi i ndërtuar nga Rilindja,e cila në të gjithë territorrin e vendit tjetërsoi vullnetin e zgjedhësve dhe përdori paratë dhe krimin e organizuar për blerjen e votës. Duke deklaruar se,kjo qeveri është thellësisht ilegjitime,Bozdo ka kërkuar plotësimin e të gjitha kërkesave të opozitës së bashkuar.

Deklarata e Eno Bozdos,erdhi menjëherë pas takimit të partive aleate opozitare në Berat ku edhe u krijua Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetueshmërisë për qarkun e Beratit.

Përfaqësues të partive opozitare PD,LSI,PR,PAA etj si dhe qytetarë,intelektualë dhe grupe interesi u bënë bashkë në një takim të organizuar mbrëmjen e sotme,për formimin e kësaj aleance,si aksionin opozitar i radhës.

Bozdos tha se krahas Aleancës, u vendosën masat organizative në mënyrë që të gjitha partitë opozitare grupimet e interesit dhe njerëzit publik të qytetit të kenë mundësi të organizohen dhe të shprehin qëndimin e tyre mbi aventurën e maxhorancës,përsa i përket qëndrimit të saj kokëfortë për datën 30 Qershor.

Kjo alencë-ka thënë Bozdo-të jetë efektive dhe do të tregojë që më shumë sesa politika është qytetaria që duhet të marri frenat e kësaj situate në dorë,pasi edhe qytetarët beratas si të gjithë shqiptarët dhe nuk janë aspak dakort me mënyrën sesi qeveriset vendi dhe me atë çfarë maxhorancë është duke përgatitur,një përplasje shoqërore dhe sociale në të ashtëquajturat zgjedhje.

/Ora News.tv/