Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës greke dhe asaj shqiptarë në lidhje me situatën e djeshme në Bularat, ku ekstrmistë grekë bënin thirrje antishqiptare.

Në një status në rrjetet sociale, Rama me ironi i quan "qirie" që nuk i duhen as dreqit.

Rama në twitter: Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S'ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s'i duhen dreqit.

Më herët partia më e madhe opozitare në Greqi, 'Demokracia e Re' duke e konsideruar të papranueshme dhe provokative, tha se Rama po i hedh benzinë zjarrit.

"Deklarata të papranueshme dhe provokative. I hedhin benzinë zjarrit. Qeveria greke hesht dhe në këtë mënyre e inkurajon”, thuhet në reagim.

Ndërsa ish-kryeministri Berisha tha se dënon edhe heshtjen para këtij akti përdhosës të territorit shqiptar të autoriteteve zyrtare të Athinës dhe Tiranës, të cilat sipas tij me qëndrimet e tyre të papërgjegjshme dhe histerike nxitën këtë akt të shemtuar, ndërkombëtarisht të dënueshem dhe që sot heshtin për turpin e tyre.

/Ora News.tv/