Komisioni i Reformës Zgjedhore fut në kalendër ndryshimin e sistemit zgjedhor

Në mes të debatit për krizën politike dhe gatishmërisë së presidentit për ndryshimin e datës së zgjedhjeve vendore, Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore fut në kalendër ndryshimin e sistemit zgjedhor të kërkuar nga opozita e re.

Këtë çështje pritet që brenda Korrikut të ketë tryeza publike me pjesëmarrjen e partive politike, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile.

Mazhoranca dhe opozita e re u dakordësuan  që brenda 31 Korrikut të miratohen rekomandimet të OSBE/ODIHR-it. Vota e emigrantëve dhe teknologjia në zgjedhje duhet të përmbyllet brenda afatit të 30 Shtatorit.

Ndërsa çështja e financimit të partive politike duhet të ketë një produkt deri në 31 Tetor.


EMISIONET