Opozita paralizon për 1 orë qarkullimin në 5 akset kombëtare

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita dhe mbështetësit e saj bllokuan për një orë këtë pasdite 5 akset kryesore kombëtare në shenjë proteste kundër kësaj qeverie.

Sapo shënoi ora18:00, me qindra qyterarë u vendosën në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, autostradën Plepa-Kavajë në Durrës, kryqëzimin e Milotit në Lezhë, rrethrrotullimin e Sheqit në Fier, dhe rrethrrotullimin e Shqiponjës në Tiranë duke mos lejuar kalimin e automjeteve.

Basha zgjodhi të ishte në Milot, ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në Durrës.  Gjithçka përfundoi pa incidente, ndërsa nuk mungoi djegia e gomave. Protesta u mbikqyr nga forca të shumta policore.

Në mbyllje të protestës kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha prerazi se zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë dhe opozita nuk do të lejojë me asnjë çmim krim elektoral në asnjë qendër të vetme votimi.

Basha tha se zgjidhja e vetme është largimi i Ramës si Kryeministër teksa paralajmëroi se bllokimi i sotëm i rrugëve ishte vetëm sinjali i parë dhe se janë të vendosur për të përshkallëzuar protestën.


RTV Ora përcolli LIVE protestën

Ora 18:43 Pamje me dron nga bllokimi i rrethrrotullimit të Bradasheshit në Fier


Ora 18:41 Parrulla që vjen nga Fieri

Ora 18:25 Bardhi nga Durrësi: Shqiptarët nuk kanë për të lejuar krim elektoral në 2019

Ora 18:20 Digjen goma në Milot

Ora 18: 18 Protestuesit te rrethrrotullimi "Shqiponja" i hapin rrugën ambulancës


Ora 18:15 Kryemadhi thirrje Ramës: Mos vazhdo të provokosh shqiptarët, por tërhiqu

Ora 17:58 Konfrontim mes qytetarëve te sheshi "Shqiponja"

Ora 17:52 Shpërndarja e ish-deputetëve të PD-së

Në sheshin "Shqiponja" në Tiranë janë Edi Paloka, Dhurata Çupi, Astrit Veliaj,Fatbardha Kadiu, Genc Pollo,Valentina Duka,Klevis Balliu, Isuf Çela, Aldo Bumçi, Grida Duma,Albana Vokshi,Jorida Tabaku,Halim Kosova,Gent Strazimri, dhe Agron Shehaj. 

Në Fier do të jenë  Tritan Shehu, Enkelejd Alibeaj dhe Nadire Meçorapaj, dhe disa prej kryebashkiakëve të PD-së dhe të LSI-së Agron Kapllanaj, Përparim Shametaj, Niko Shupuli dhe Arqile Deçka.  Në Elbasan Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli.

Në Milot Lulzim Basha, Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj.
Në Durrës, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Florion Mima.

Ora 17:48 - Grumbullimi i qytetarëve demokratë ka nisur edhe në rrethrrotullimin e Milotit, ku do të jenë prezent Lulzim Basha, Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj.

Ora 17:45 Shpërndarja e ish-deputetëve të LSI

Kryetarja Monika Kryemadhi, Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari, Nasip Naço dhe Nora Malaj do të jenë në Durrës. Në Tiranë në sheshin ‘Shqiponja’ do të jenë ish-deputetët Petrit Vasili, Klajda Gjosha, Floida Kërpaçi dhe Silva Caka. Elbasan do të jetë Edmond Haxhinasto, në Milot do të jenë Viktor Tushaj, Përparim Spahiu dhe Agron Çela. Në Fier nga LSI do të jetë Kejdi Mehmetaj.

Ora 17:15 - Mosbindja civile e opozitës ka nisur me bllokimin e rreth-rrotullimit të Sheqit, në Fier.

Në rreth-rotullimin e Sheqit, në aksin kryesor Fier-Lushnje do të bashkohen dhe demokratët e Beratit.

Rreth orës 17:15 anëtarë, simpatizantë të PD-së Berat janë mbledhur përpara selisë së PD-së dhe ku më pas janë nisur drejt protestës. Burime për RTV Ora bëjnë me dije se ka qenë një organizim me mjete të vogla, i cili ka bashkuar dhe demokratë nga Kuçova dhe Ura-Vajgurore.

Në total kanë qenë rreth 30 mjete të vogla të cilat janë nisur nga Berati.

Opozita bllokon sot 5 akse kombëtare

Opozita nuk do të jetë sot para kuvendit, por e shpërndarë në 5 akse rrugore kryesore për të bllokuar lëvizjen e automjeteve për rreth 60 minuta në shenje proteste. 

Protesta e opozitës do të  mbahet pasditen e sotme në orën 18:00, ndëra qytetarët do të vendosen për të bllokuar lëvizjen përkatësisht në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan,  autostradën Plepa-Kavajë në Durrës,  kryqëzimin e Milotit në Lezhë,  rrethrrotullimin e Sheqit në  Fier, dhe rrethrrotullimin e Shqiponjës në Tiranë. 

Vëtë kryetari i PD Lulzim Basha, do të jetë në Milot.

 Ky skenarë është i përsëritur pasi më shumë se një vit më parë partia demokratike,  paralizoi qarkullimin pothuajse në gjithë vendin duke mbajtur të bllokuar akset rrugore kombëtare. Për organizmin e protestës dhe monitorimin e saj, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, krahas strukturave  qendrore ka urdhëruar ish deputetët dhe kryetarët e degëve, të cilëve ju ka kërkuar edhe pjesëmarrje të lartë. 

1- Elbasan (Rreth rrotullimit Bradashesh).
2- Durrës (Autostrada Plepa – Kavajë, përballë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë).
3- Milot (Karburanti në Autostradë).
4- Fier (Rreth rrotullimi i Sheqit).
5- Tiranë (Rreth rrotullimi Shqiponjës).



EMISIONET