Tatjana Bajraktari, operatore ALER e ftuar në "Arena" nga Dritan Hila tha se shqetësimi kryesor për turistët është Rruga Tiranë-Durrës, pasi sipas saj sjell vonesa me një orë nga aeroporti.

Hila: Kush të pengon në këtë moment?

Bajraktari: Problemi është kur ka ankesa nga turistët. Për momentin është rregullimi i Rrugës Tiranë-Durrës. Gjithmonë kemi lidhje me aeroportin dhe na duhet plus 1 orë. Kjo është një pengesë për mua. Nga kjo vijnë ankesa të mëdha nga turistët. Nëse shkojmë në Sarandë, kemi llogaritur për shembull 5 orë, tani duhet të llogarisim 6 orë.

/Ora News.tv/