Operacioni në shpellë, çfarë ndodhi pak minuta pas shpëtimit që mund të ishte tragjedi

Operacioni në shpellë, çfarë ndodhi pak minuta pas

Shpëtimi i 12 futbollistëve të rinj dhe trajnerit të tyre nga një shpellë e përmbytur në Tajlandë mund të përfundonte në tragjedi, kur pompat e drenazhimit të ujit dështuan pak pasi djali i fundit u shpëtua.

Disa persona në vendngjarje kanë zbuluar se si ata dëgjuan ulërima nga brenda shpellës dhe pa punëtorët e shpëtimit duke u ngjitur drejt hyrjes ndërsa nivelet e ujit papritmas u rritën.

Gjithçka ndodhi pasi katër djemtë e fundit dhe trajneri i tyre dolën me barelë pas operacionit treditorë. Fëmijët qëndruan të bllokuar për 18 ditë brenda shpellës pasi reshjet e shiut shtuan ndjeshëm prurjet brenda saj, duke bllokuar daljen e tyre.

EMISIONET