Kryeministri Edi Rama paralajmëron punonjësit e administratës se do të shkarkohen nga detyra nëse nuk do të ruajnë etikën e komunikimit me qytetarët.

Duke nënvizuar se tashmë në zyrat e shtetit kërkohen më pak dokumente, kryeministri nënvizoi se operacioni do të vazhdojë në luftën ndaj korrupsionit.

Deklarata e Ramës është dhënë në një takim mbi reformën e shërbimeve në administratë, ku kanë marrë pjsë qytetarë dhe kanë raportuar ministrat

Rama: Nëse flasim për korrupsionin që shqetëson qytetarët, reforma në drejtësi është ilaçi i duhur, vettingu është i laçi i duhur dhe ndëshimet që do të pasojnë janë ilaçi i duhur.

Zv. Kryeminstrja Senida Mesi diskutoi me ministrat e ministrive përkatëse risite dhe lehtesite që u ka sjelle shërbimi online qytetarëve.

Mesi: Për ti dhënë një dimension të ri marrëdhënies shtety-qytetar dhe shtet-sipërmarrës me një qëllim të vetëm, rritjen e cilësisë së shërbimeve administrative.

Një ndër masat e parashikuara është dhë shkarkimi nga detyra të atyre punonjësve që do të shkelin urdhërin, duke kërkuar dokumente nga qytetarët, në vend që ti marrin ato në sistemin online.

/Ora News.tv/