Kokainë në Itali, akuza të reja dhe urdhër i dytë arrestimi për shqiptarin Dorian Petoku

Antidroga e Romës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Antimafias ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin e koduar Re Mida.

Në pranga janë vënë 17 persona të akuzuar për pjesëmarrje në aktivitet të organizuar kriminal, trafik drogë e armësh, ndërsa 1 persona është shpallur në kërkim.

Nën akuzat i konsideruar anëtar i këtij grupimi kriminal është  dhe shqiptari Dorian Petoku 31 vjeç i arrestuar javë më parë nga operacioni i përbashkët i policisë italiane e shqiptare i koduar "Brasile loe cost".  Ai akuzohej për tentativën e trafikimit të mbi 1000 kg kokainë nga Amerika e Jugut .

Ky grup kriminal kishte lidhje me mafian pugliese Sacra Corona Unita e  mes të arrestuarve është dhe një personazh i njohur i tifozerisë ultra të një prej skuadrave të futbollit roman.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 100 kg kokainë, 143 kg hashash, një laborator droge, 20 armë zjarri, 6 kg eksploziv e 5 detonatorë.

Ky grup kriminal ushtronte aktivitetin e tij në qytetin e Romës me bazë në lagjen Montespaccato.

Rreth mesditës pritet konferenca e shtypit që do zbardh detajet e operacionit si dhe identitetin e të arrestuarve.

EMISIONET