Një ndërhyrje e rrallë në sistemin respirator të një pacienti është realizuar për herë të parë në Shqipëri dhe rajon, nga ekipi i mjekëve në Spitalin Amerikan. Operacioni i quajtur 'Torakotomi e djathtë' me Sleeve pneumonektomi dhe disekim të limfonodulave në terma mjekësorë, është kryer me sukses nga drejtuesi i Departamenti për Kirurgjinë Torakale, në Bad Nauhein të Gjermanisë Prof. Safet Beqiri dhe ekipi i mjekëve të Spitalit Amerikan 1.

Duke qenë se ky operacion nuk ishte kryer më parë në vend, mjekët me të cilët kishte kontaktuar më herët, i kishin rekomanduar pacientit të shkonte jashtë Shqipërisë. Por pas konsultave me Prof. Safet Beqiri dhe ekipin e mjekëve të Spitalit Amerikan 1, pacienti vendosi t’i besojë ekipit venda.

Falë eksperiencës së Prof. Safet Beqiri dhe punës së stafit të Spitalit Amerikan 1 gjithçka ka përfunduar me sukses, me pacientin që gëzon shëndet të plotë.

/Ora News.tv/