Operacion antidrogë në Kalabri, 21 të arrestuar

Operacion antidrogë në Kalabri, 21 të arrestuar

Policia italiane e Krotones në rajonin e Kalabrisë ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një megaoperacion antidrogë në disa disa komuna të këtij rajoni.

Me urdhër të Antimafias italiane e të Prokurorisë së Katanzaros eshtë ekzekutuar shkatërrimi i një grupi trafikantësh droge i përbërë nga 21 persona si dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge e tipit kokainë, heroinë e marijuanë.

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në aktivitet kriminal, trafik ndërkombëtar droge, kultivim e prodhim i lendëve narkotike si dhe grabitje të një jeleku antiplumb i një punonjësi policie në komunën Corigliano Calabro në provincën e Kozencës.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 8 persona.

Në orën 11:00, Prokurori i Katanzaros Nicola Gratteri do të zbardhë detajet e këtij operacioni.

EMISIONET