Operacion antidrogë në Itali, mes 20 të arrestuarve 3 janë shqiptarë

Operacion antidrogë në Itali, mes 20 të arrestuarve 3 janë

Policia italiane ka vënë në pranga 20 persona mes të cilëve tre janë shtetas shqiptarë që janë kapur me doza kokaine, heroinë dhe metanfetamine.

Lënda narkotike ishte e fshhur në kutinë e postës por edhe në disa mobilje në dhomën e gjumit.

Operacioni antidrogë u zhvillua nga Karabinierët e Komandës së Romës në zona të ndryshme të kryeqytetit italian, si Termini, San Lorenzo, Pigneto e Torpignatara.

Kontrollet çuan në arrestimin e 20 personave dhe sekuestrimin e rreth gjysëm kilogrami drogë si kokainë, heroinë, marihuanë dhe metanfetamine si dhe 8900 euro.

Katër prej të arrestuarve janë italianë, tre rumunë dhe një nga Frosinone; 16 janë të huaj: tre shqiptarë, dy nga Bangladeshi, një nga Pakistani dhe dhjetë nga Afrika.

Të arrestuarit janë të moshës nga 19 deri 50 vjeç, shumë prej tyre të njohur për Policinë, të akuzuar për posedim dhe trafik droge.

Në rrugën Via Antonino Lo Surdo, zona Marconi, në shtëpinë ku u arrestuan tre shqiptarët, karabinierët kanë gjetur 20 gramë kokainë dhe 110 gr marihuana.

EMISIONET