Keti Bashhysa u rikthye para publikut me guximin për të treguar publikisht sekretet e femrave, ndërthurur me nota humori, ironie e sarkazme.

E ndjerë ishte dhe hapësira e sensibilizimit për fëmijët autikë.

Keti Bashhysa: "Mesazhi ishte si fillim argëtues, që të dalim pak nga rutina e përditshme e mërzitshme, ishte për të mos kaluar në feminizmin histerik, çdo gjë me masë. Ishte edhe ër fëmijët autikë."

Pjesë e shfaqjes ishin, poezitë e Irma Kurtit, skenografia e Avni Delvinës dhe tingujt e muzikës.

Një ngjarje artistike jo e zakontë, por me mesazhe të forta që mori duatrokitje e vlerësime nga publiku.

Spektakli, në formatin e “One Woman Show” u ngjit premierë në Teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”

/Ora News.tv/