Olen Cesari rikthehet në Tiranë me 'ushtri' muzikantësh: Do jetë koncert spektakolar

Olen Cesari është kthyer sërish me koncert në Tiranë. I ftuar në emisionin Tempora në Tiranë, violinisti i famshëm tha se ka sjellë në Shqipëri 'një ushtri muzikantësh' nga vend të ndryshme të botës

Olen Cesari: "Kësaj radhe Oleni ka ardhur të sjellë pak dashuri për të gjithë dashamirët e muzikës, shqiptarët që kanë qejf muzikën që unë bëj. Rrotullimi i botës njëherë në dy vite ndalon edhe në Tiranë dhe më në fund me 23 dhe 24 pril bota ime ndalon në Tiranë. 

Kemi vendosur të vijmë me një ushtri të tërë muzikantësh, artistësh, repertorë komplet të rinj, të ftuar të rinj, me yje që vijnë nga Italia si Manarino, Eden, tenori që poshtoi televizionet italiane muajin që shkoi etj. Kam sjellë edhe gjithë grupin tim International Candestine Artist, që janë secili nga një vend i botës. Me grupin tim shkojmë kundra rrymës. Në Shqipëri gjithë shqiptarët shkojnë kundër rrymës, unë kam italinë në grupin tim që këndojnë shqip."

Olen Cesari zbuloi edhe një surprizë: "Koncerti do jetë spektakolar. Kemi shumë surpriza këtë herë. Kemi një komik të ftuar që është Bes Kallaku."

Koncerti do mbahet më 23 dhe 24 prill në Pallatin e Kongreseve.

EMISIONET