OKB kundërshton armëpushimin njëmujor në Siri

OKB kundërshton armëpushimin njëmujor në Siri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kundërshtuar kërkesën e disa ndihmës-zyrtarëve të OKB-së për një armëpushim humanitar njëmujor në Siri.

Më 8 shkurt Rusia ka kundërshtuar thirrjen për armëpushim të kërkuar nga Kuvajti dhe Suedia dhe të mbështetur nga SHBA-ja dhe Franca, duke e cilësuar joreale.

“Ne do të dëshironim të shihnim armëpushim, përfundimin e luftës, mirëpo nuk jam i sigurt nëse terroristët janë pjesë e marrëveshjes”, ka thënë para gazetarëve, i dërguari rus në OKB, Vassily Nebenzia.

Rusia së bashku me Iranin kanë ofruar mbështetje ushtarake dhe diplomatike për presidentin sirian, Bashar al-Assad në luftën civile afro shtatë-vjeçare dhe ka kundërshtuar çdo hap që potencialisht mund të dobësojë pozicionin e tij.

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia përkrahin grupe të ndryshme rebele që luftojnë qeverinë e Assadit.

Në një takim me dyer të mbyllura, shefi i ndihmës në OKB, Mark Loëcock ka kërkuar armëpushim në mënyrë që të arrihet tek civilët që janë të rrethuar.

Mirëpo diplomatët kanë thënë se kjo kërkesë është refuzuar. Një marrëveshje e tillë kërkon miratimin e 15 anëtarëve dhe nuk duhet të përdoret vetoja nga asnjë anëtar i përhershëm siç janë, SHBA, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kina, informon REL


EMISIONET