Një ofertë prej 800 milion eurosh ka tronditur jo pak pozitat e Suning Group në presidencën e Interit, me pronarët kinez që janë tunduar nga shuma e lartë e ardhur nga Hong Kongu.

Por, sipas "Il Messaggero", "La Gazzetta dello Sport" dhe "Sky Sport Italia" , tifozët zikaltër nuk kanë arsye për tu shqetësuar, pasi investitorët kanë si synim blerjen e 30% të aksioneve të klubit. Vlerë kjo që zotërohet nga ish-presidenti i zikaltërve, Erick Thohir, i cili sipas të gjitha gjasave po heq dorë nga skuadra me bazë në Milano.

Sipas mediave italiane negociatat besohet të jenë në një fazë të avancuar dhe mund të finalizohen brenda dy apo tre javëve të ardhshme.



/Ora News.tv/