Ofendoi transgjinorët, Victoria's Secret kërkon falje

Drejtori i marketingut i Victoria's Secret ka kërkuar falje për komentet që ai bëri për modelet transgjinore.

Në një intervistë me revistën Vogue, Ed Razek kishte thënë se shfaqjet vjetore të kompanisë që prezanton të brendshme ishin "një fantazi" dhe nuk duhet të përfshiheshin transgjinorët.

Më vonë, ai tha se vërejtjet e tij ishin "të pandjeshme".

Shfaqja e vitit 2018 u zhvillua më 8 nëntor në Nju Jork, ku shfaqeshin modele të njohura si Gigi Hadid dhe Kendall Jenner.

Victoria's Secret është përballur me rënien e shitjeve që nga viti 2016. Kur janë pyetur për përfshirjen e modeleve mbipeshë dhe transgjinorë, Ed Razek tha se e kishin menduar si ide, por kompania i referohet një tregu të caktuar, jo të gjithë botës.

EMISIONET