Në fshatin Obot rruga është zhdukur terësisht nga uji. Varkat janë mjeti i vetëm me të cilin lëviz komuniteti i kësaj zone.

Edhe pse e vetmja gjë që të sheh syri në gjithë territorin është uji, banorët e gjithë zonës së Nën/Shkodrës vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.Janë stakuar të gjithë Ujësjellësat.

Ndërkohë për fermerët problematika më e madhe mbetet sigurimi i bazës ushqimore. 

Ndonëse ka pasur ndarje nga forcat e ushtrisë dhe shtabi i emergjencave, rezervat janë të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e këtyre fshatrave për gjënë e gjallë.


/Ora News.tv/