O Skendërbe, do të lutem shumë, mos e përmend më,  që jam,  nxënës i Konicës dhe Nolit!

Konica, nuk pranontë derruce dhe derra injorantësh, xhahilësh e  katilësh, hajdutësh e banditësh, kriminelësh e bedelësh, siç je rrethuar ti, O Skëndërbeu i Elisës, që mban pranë, atë, që e di  se Don Kishoti i Servantesit, është, personazh i Hasan Zyko Kamberit, dhe Servantesin e di Zyko Kamberi!

Nuk po hyjë ketu për derra-xhahila e katila si Ruçi, Balla, bedelësh Pandi, Olta, me banditë dhe hajdute, Gjiknuri, Ahmetaj, e pafund një "Fermë derrash" që quhet Rilindja e llucit!

Shkurt, O Skëndërbë, lëre Konicën reahat dhe mos e bëj të luaj në varr, duke thënë, që je nxënësi tij! Sii vepron dhe me kë rrethohesh jë një nxënës i Haxhi Qamilit dhe i binduri Erdoganit me thirrjet, Dum Babën!

Konicà, kur i afroheshin njerëz si ti këta që ti  rrethohesh, bashkëpunon, lajmëronte policinë t'ja largonin si ndotje fizike, akustike, ambjentale.

Ja si i përshkruan njerëzit si ti Konica, O Skendërbeu Elisës:

Një i mbushur me mllef e mëri, në mendjen e tij anemike, rrokullis mendime të tmerrshme (Albania 9, 1898).

Ndërsa për derrat e derrkucet e llumit tënd Konica na shkruan:

Ka njerëz që shiten tek një qeveri për të pështyrë gënjeshtra. (Albania 16,15-31 korrik 1898).

Ti në etapën e fundit të "mbretërimit" tënd më kujton Haxhi Qamilin me propogandën dhe demagogjinë e llumit të derrave kur thonte:

Kush qekan kta fuqitë e mdhoja?

Ai qe po i jepte vendimet e fuqive të medha i përgjigjej,-Londra , Parisi, Berlini...

Haxhi Qamili, i përgjigjej,- ne ne kemi Peqinin, Shijakun, Pezën...

Sa për Nolin dje ne Kongresin e sheshit, më kujtove nga Noli Marshin e Barabait!

0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,

Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju

Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,

Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!

Pra të lutem, për ti lenë të qetë Konicën e Nolin në varr, të lutem mos thuaj më jam nxënës i tyre.

/Ora News.tv/