"O lok kape i foto", Lorenc Hasrama tregon si lindi ideja e fotos që çmendi rrjetin

"O lok kape i foto", Lorenc Hasrama tregon si lindi ideja e fotos

Lorenc Hasrama është një prej artistëve më të talentuar të estradës shqiptare, i cili njihet edhe për sensin e humorit. Ai së bashku me humoristin Olsi Bylyku dhe një mik tjetër realizuan një fotografi në verë për të ironizuar vajzat.

I ftuar në "Why Not" në RTV Ora, Lorenci zbuloi se si lindi ideja duke shtuar se ky është realiteti i hidhur ku jetojmë pasi vajzat zgjedhin këtë mënyrë për të joshur meshkujt.

Lorenc Hasrama: Kishim 4 orë që shihnim një gocë përballë që rrinte në një dyshek dhe kishte gjithë çunat e plazhit aty, bëheshin gjithë si notarë. Futej njëri si notar, mezi e mbante frymën, dilte tjetri, si reklamë. Vetëm kur shoh Olsin që thotë, o Lok kape i foto.

EMISIONET