Nxori informacione sekrete për kriminelët, arrestohet policja dhe vajza e saj

Nxori informacione sekrete për kriminelët, arrestohet policja dhe

Policia e Shtetit të Malit të Zi ka arrestuar punonjësen e policisë në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan Vesna Todoroviq nga Ulqini dhe vajzën e saj Karnella Shqekiq, shkruan Vijesti.

Todoroviq akuzohet për abuzim me detyrën, kurse vajza e saj për falsifikim të dokumenteve.

Dyshohet se Todoroviq për një periudhë të gjatë kohore i ka dhënë vajzës së vet infomacione nga sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me lëvizjen e shtetasve të huaj, kryesisht turq, për të cilët ekzistojnë dyshime se u takojnë strukturave kriminale.

Vajza e saj këto informacione i ka përçuar më tej për çka ka marrë kompensim financiar. 

Sipas burimeve drejtoria e policisë ka qëllim pastrimin e radhëve të veta dhe në ditët e ardhëshme mund të priten edhe arrestime të reja.

/Oranews.tv/

EMISIONET