Nxënësit e fillores nga klasa e parë në klasë të katërt, do të përfitojnë librat falas. Qeveria ka vendosur të lehtësojnë barrën financiare  të familjeve që kanë fëmijët në fillore duke mbuluar me buxhetin e Ministrisë së Arsimit tekstet shkollore falas. 

Vendimi u mor të mërkurën në mbledhjen e këshillin e ministrave, dhe vjen pas kosultimeve të bëra me heret në komisionet paralamentare dhe me grupeve e interesit. 

Në lidhje me nevojat dhe evidencat, institucionet arsimore si dhe njësitë arsimore vendore, brenda muajit korrik të çdo viti, duhet të përgatisin listën e parashikuar të nxënësve që ndjekin arsimin fillor në të gjithë vendin. 

Buxheti i parashikuar është 270 000 000 (dyqind e shtatëdhjetë milionë) lekë. 

Por ky ishte një propozim dhe i PD dhe LSI gjatë 2017, por kërkesa e tyre ishte botimet falas për të gjithë sistemin e detyrueshëm nga klasa 1-9, duke iu referuar edhe vendeve të rajonit që ndjekin të njëjtën praktikë.

/Ora News.tv/