Nxënësit gjobiten për dëmtimet në klasa

Nxënësit gjobiten për dëmtimet në klasa

Nxënësit në të gjitha shkollat janë të pakujdesshëm, veçanërisht në ato publike dhe shpesh bëjnë dëmtime të mëdha të bankave, karrigeve, dritareve dhe dyerve

Por, një shkollë në Lipjan të Kosovës kanë gjetur një mënyrë për të rikuperuar dëmet e mbase për të ndërgjegjësuar edhe vet nxënësit.

Gjithsecili prej tyre do të duhet të paguaj dy euro për dëmet e shkaktuara, megjithëse dëmi i shkaktuar prej tyre është shumë më i madh.  

Drejtori i shkollës ka filmuar gjithçka dhe pamjet u ka transmetuar edhe prindërve.

"Ne kemi menduar që në atë moment që bëhet dëmi, nxënësi duhet ta paguaj. Por është prapë një dukuri shqetësuese pasi e dimë se jo të gjithë nxënësit bëjnë dëme, por në një far mënyre po solidarizohen", thotë drejtori gjimnazit "Ulpiana" në Lipjan.

EMISIONET