Aktori Julian Deda dhe aktivisti Arlind Qori në studion e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora u përfshinë në debat.

Deda tha se ky system në Shqipëri duhet ndryshuar, por aktivistët si Qori janë të pabesueshëm sepse sipas tij ata ngihen vetëm kur i jep urdhër Erion Veliaj.

Pjesë nga debati: 

Deda: Ne shqiptarët jemi të lodhur nga të dyja palët. Por jemi të lodhur edhe me këta njerëz që nuk janë as mish as peshk dhe nuk e dinë cfarë duan. 

Gjikondi: Po nuk jeni ju Shqipëria. 

Deda: Po nuk e kisha me ty. 

Deda-Qorit: Ti je për ta ndryshuar këtë sistem. 

Qori: Sigurisht që jam.

Deda: Mendon se do ta ndryshosh sistemin nga shtëpia duke ngrënë domate? 

Qori: Jo nuk ha domate unë. Unë organizohem përditë. Unë luftoj që të organizohen punëtorët e fasonerisë, studentët, minatorët. Ky është organizim. 

Deda: Ti nuk i organizon dot. Sepse ti je i pabesueshëm. 

Qori: Unë jam i pabesueshëm dhe Lulzim Basha i besueshëm. 

Deda: Unë besoj se ti del në protestë vetëm kur të çon Erion Veliaj, besoj unë. Këtu është i kontaminuar sistemi. 

Qori: Ne jemi në ndershmërinë tonë, pastërtinë tonë. Për ne ka vetëm teori konspirative nga më idiotet. 


/Ora News.tv/