Një tjetër nuse vihet pas hekurave për vrasjen e vjehrrës. Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasen Marjana Çmeta, e cila akuzohet se ka helmuar vjehrrën e saj Lirije Lami me fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur në 30 prill 2017 në Kamëz por asokohe vdekja e 48-vjeçares u raportua si vdekje natyrale. Por pas hetimeve, policia arriti të zbardhë ngjarjen. 21 vjeçarja akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“. 

"Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30 Prill 2017 , në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, ku është gjetur e pajetë në banesën e saj shtetasja L.L, 48 vjeç, banuese në ish-Frutikulturë, Kamëz.Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës" sqaron policia.  

Krahas arrestimit të nuses, policia ka arrestuar dhe tre persona për "moskallëzim krimi", mes tyre vjehrrin e autores së dyshuar dhe nje imam.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes 21 vjeçares dhe viktimës. Sipas policisë, shtetasit Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen . 

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda.

Të arrestuarit nga finalizimi i operacionit "Heshtja e Zgjatur"

1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë , për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“

2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal. 

3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal. 

4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal. 

(Në foto: Viktima)

/Ora News.tv/