Nurmagomedov falenderon Salah: Krenar që muslimanët kanë një model si ti!

Nurmagomedov falenderon Salah: Krenar që muslimanët kanë një

Mohamed Salah është kthyer në një model për shumë të rinj musliman dhe jashtë kësaj nuk ka mbetur as kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov.

Duke folur për gazetën "Al Ittihad" gjatë një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe, Khabib falenderoi Salah për shembullin që po sjellë për brezat e rinj.

"E ndjek atë, por nuk e kam takuar më parë. Është një lojtar i madh. Ne duam shumë modele si ai. Ata pasqyrojnë imazhin e vërtetë të etikës sonë. Unë e ndiej se Allahu është duke qëndruar me të [Salah], dhe brezat tanë të rinj kanë nevojë për ata që janë si Mohamed Salah për të mësuar përulësinë, pavarësisht sa jeni i famshëm dhe inovativ. Ai është një ikonë që ne duhet ta mbrojmë. Ne vijojmë ta mbështesim, kështu që ai mund të vazhdojë të ketë sukses. E admiroj atë për etikën dhe vlerat që ai përhap çdo ditë në Evropë ", tha 30 vjeçari.

Nurmagomedov u bë i njohur pas fitores në Oktagonin e "T-Mobile" në Las Vegas, ku triumfoi përballë irlandezit Conor McGregor.

EMISIONET