Nuk zhvilloi asnjë ndeshje, Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

Shqipëria ka humbur një pozicion në renditjen mujore të publikuar nga FIFA, e para për këtë vit. Edhe pse kuqezinjtë nuk kanë luajtur asnjë ndeshje këtë periudhë, ata kanë zbritur në vendin e 61-të, nga i 60 që ishin një muaj më parë.

"Gisht" në këtë zbritje të kuqezinjve kanë futbollistët e Katarit, me kombëtaren arabe që u shpall fituesi e Kupës së Azisë në fillim të këtij muaji.

Ngjitje ka pësuar kombëtarja kosovare, me Dardanët që ndodhen një pozicion më lart se në fundin e vitit të shkuar. Tashmë, të besuarit e Bernard Challandes ndodhen në vendin e 130-të në renditjen botërore.

Kreu nuk ka ndryshime, me kombëtaren belge që vijon të kryesojë listën, ndjekur nga Franca dhe Brazili. Vetëm vendi i katërt për nënkampionët e Botës, Kroacinë. Ndërkohë që "top 10" plotësohet nga kombëtare si Anglia, Portugalia, Uruguaj, Zvicra, Spanja dhe Danimarka.      

EMISIONET