Dështimi për t'u kualifikuar në Champions League duket se ka lënë pasoja tek Lazio.

Sipas mediave italiane kryesia e skuadrës bardhekaltër po mendon një transformim total të ekipit dhe duket se ky revolucion do të nis nga stoli.

Duke iu referuar asaj që shkruan "Calciomercato.it" Simone Inzaghi është shumë pranë stolit të Napolit dhe drejtori sportiv i kryeqytetasve, Igli Tare e ka zëvendësuesin. Bëhet fjalë për portugezin e Porto-s, Sergio Conceicao.

Conceicao fitoi kampionatin me Porto-n këtë sezon dhe gëzon një simpati nga shumë skuadra të mëdha europiane.

/Ora News.tv/