Nuk u ftua në Kupën e Botës, Leroy Sane fotografi "hot" me të dashurën (FOTO)

Leroy Sane ka gjetur një ilaç të përsosur për të ngushëlluar veten, pasi nuk u ftua në Kupën e Botës. Një festë në Kaliforni me të dashurën e tij duket se i ka bërë mirë fantazistit që u la çuditërisht jashtë skuadrës kombëtare të Gjermanisë nga Joachim Low .

Sane fitoi titullin me Manchester Cityn e Pep Guardiolës, si dhe fitoi çmimin individual "Lojtari i Ri i Vitit".

Megjithatë, ai ishte i befasuar kur pa se nuk u ftua për të shkruar në Rusi dhe kështu ka marrë pjesë në një festë në SHBA me të dashurën e tij, Candice Brook. Në fotot e bërë publike në rrjetet sociale, çifti duket më i dashuruar se kurrë.



EMISIONET