Nuk tërhiqen nga kërkesat, studentët protestojnë para Kuvendit

Nuk tërhiqen nga kërkesat, studentët protestojnë para

Të enjten, (24 janar) në oborrin e Parlamentit u vendosën studentët. Edhe pse në kuvend nuk kishte seancë plenare, simbolikisht një grup prej tyre kishin vendosur të protestonin për për plotësimin e kërkesave që i kanë paraqitur ministrisë së Arsimit.

"Jemi mbledhur për të treguar se akoma po protestojmë për të drejtat tona"

Megjithëse një numër i vogël i studentëve vazhdojnë të protestojnë, një pjesë e fakulteteve kanë rinisur mësimin

Studetentët thonë se protesta e tyre ishte në shërbim të gjithë shqiptarëve, pavarsisht se qytetarët nuk iu bashkuan.

"Kemi arritur ti ngjallim shpresë shqiptarëve, por këta për turpin e tyre nuk na u bashkuan"

Ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse protesta dhe bojkoti i studentëve do të mbyllet. 

Vetë ata kanë deklaruar se nga frika e humbjes së vitit shkollor shumë studentë i janë rikthyer auditoreve, ndërkohë që pjesa tjetër vijon të qendrojë e vendosur për plotësimin e listës me nëntë pika të paraqitura që në fillim të protestave të dhjetorit 2018.






EMISIONET