Nuk pushohet çështja për Admir Murataj

Nuk pushohet çështja për Admir Murataj

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda shtyn për 14 maj gjyqin për vërtetimin e vdekjes së Admir Murataj.

Në seancën e sotme, mjekësia ligjore nuk kishte sjellë akt-ekspertimin e vdekjes.

Për këtë arsye, Gjykata i la afat Prokurorisë deri më 14 maj të sjellë akt ekspertizën e vdekjes, certifikatën e vdekjes që të vërtetojë që Admir Murataj ka vdekur

Sipas prokurorit të çështjes, Ened Nakuci, gjurmët e gishtave kanë vërtetuar se Admir Murataj ka qenë ne grabitjen e 9 prillit, por nuk i është paraqitur akti i shkruar.

Gjykata i ka kërkuar Komisariatit të Vorës të bëjë kërkime dhe të sjellë informacione në lidhje me Murataj, ndërkohë në Gjendjen Civile në Tropojë nuk është bërë akoma ç'regjistrimi.

Kujtojmë se Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.



EMISIONET