Airbus jo më “superjumbo”, avioni i fundit do të dalë në vitin 2021

Airbus jo më “superjumbo”, avioni i fundit do të dalë

Prodhuesi evropian i aeroplanëve,Airbus, ka deklaruar se do të ndërpresë prodhimin e tipit A380, i njohur si “superjumbo”, lloji i avionëve më të mëdhenj të pasagjerëve në botë.

Sipas një deklarate të kompanisë, furnizimet e fundit me këta avionë do të bëhen në vitin 2021.

E ardhmja e A380 ishte në dyshim prej disa vitesh pasi porositë u reduktuan.

Por në një deklaratë të kompanisë, AirBus tha se “ vendimi i dhimbshëm për t’i dhënë fund prodhimit, u mor pasi Emiratet e Bashkuara reduktuan porositë e fundit".

Linja ajrore me bazë në Dubai po shkurton flotën e saj, nga 162 në 123.

Emiratet thanë se do të marrin në dorëzim edhe 14 A380, gjatë dy viteve të ardhshme, por gjithashtu kanë porositur 90 modele më të vogla Airbus A330 dhe A350.

Emiratet e Bashkuara janë konsumatori më i madh i avionëve A380.

"Si rezultat i këtij vendimi,nuk kemi bazë për të vazhduar prodhimin, përkundër të gjitha përpjekjeve tona për shitje te kompanitë tjera ajrore, viteve të fundit", tha shefi ekzekutiv i Airbus, Tom Enders.

Airbus ka deklaruar se do të prodhojë rreth 880-890 avionë të rinj komercial gjatë këtij viti.

Një vendim i tillë pritet të vërë në rrezik vendet e punës në të gjitha vendet ku Airbus shtrin aktivitetin e tij të prodhimit.


EMISIONET