Për herë të parë pas 20 vjetësh që është në një zyrë Edi Rama, nuk kupton se çfarë po ndodh.

Gjatë dy dekadave që ka firmosur shkresa me efekt në total miliarda euro kjo është herë e parë që është i paqartë.

I duket çudi që i kërkojnë të firmosë diçka si kryeministër dhe si ka mundësi të mos i shkojnë në zyrë për të kryer përuljen para fronit siç e kërkon protokolli në raste të tilla.

Rama e ka humbur qetësinë.

E ka humbur deri në atë pikë sa dhe në monologun që bëri me freshistët kamerat zbuluan qartë se kishte humbur deri dhe kontrollin psikomotor të trupit.

I duket çudi se si mund të firmosë që studentët të përfitojnë diçka dhe të mos i luten. Mos u çudisni.

Edi Rama ka të drejtë.

Rama është në të drejtën e vet.

Jeton në botën e vet.

Atë që është sa virtuale aq dhe e vrazhdë në pragmatizmin e saj. Për dy dekada rrethohet nga një grusht njerëzish që përpiqen ti marrin diçka nga sofra.

Shpërndan, por pasi i poshtëron.

Jep, por sigurisht që merr. Kështu i ka ndërtuar marrëdhëniet.

Studentët e kanë lënë pa tekst.

I duket habia më e madhe në botë se si mund të japë pa marrë diçka në kembim.

Madje as një foto.

Studentët nuk po i japin as kënaqësinë e një selfy.

Ka të drejte të çuditet.

Gjithnjë ka patur te bëjë me oligarkë.

Kujton se studentët janë një turmë shumëkokëshe carapulësh e vilmanushësh.

Studentët s’po kërkojnë as leje ndërtimi as ndonjë PPP.

Ndaj dhe çuditen me çudinë e Ramës.

Shkruar për SYRI.net

/Ora News.tv/