Nuk performon në Sunny Hill, Dafina Zeqiri tregon arsyen

Në Kosovë po zhvillohet për herë të parë festivali Sunny Hill i organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.

Midis shumë emrave të famshëm të muzikës ndërkombëtare dhe asaj shqiptare pritej të performonte Dafina Zeqiri.

Por këngëtarja, e cila ka vetëm pak kohë që është kthyer nga Amerika për të zhvilluar sërish karrierën në vendin e saj, nuk ka marrë pjesë në festival. 

Dafina shprehet se shkak për këtë është mosmarrëveshja me organizatorët e festivalit. 

Në një postim në InstaStory është shprehur se i kanë ndryshuar datën e performancës në momentin e fundit. 

Dafina duhej që të dilte në skenë në 12 gusht por iu është ndryshuar për më 11 gusht, mbrëmje të cilën ajo e kishte rezervuar për të perfromuar diku tjetër, ndaj ka qenë e pamundur mbërritja në Sunny Hill.

EMISIONET