Strukturat Doganore në Elbasan kanë bllokuar rreth 25 mijë litra naftë në një subjekt në Cërrik. Ndaj pronarëve të karburantit është vendosur 6.8 milionë lekë gjobë për akcizën e papaguar dhe parregullsitë në dokumentacion.

Rreth 25 mijë litra naftë janë bllokuar nga strukturat doganore në një karburant në Cërrik. Akciza e pa paguar si dhe parregullsia në dokumentacion i ka kushtuar subjektit në fjalë 6.8 milionë lekë gjobë.

Drejtoria e Hetimit pasi ka marrë deklarimet e përsonave përgjegjës, ka sekuestruar dekumentacionin e gjetur si dhe ka marrë mostra për të kryer analiza të mëtejshme.

Bëhet me dije se nga ana e subjektit nuk u vunë në dispozicion mostrat etalon të sasisë së karburantit sipas faturave të blerjeve.

Për pronarët u përgatit referimi për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, për veprat penale të “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë ,  “Fshehja e të ardhurave”, "Ndryshimi në aparatet matëse”.

/Ora News.tv/