Nuk ndalen tërmetet në Korçë, banorët kalojnë natën jashtë

Prej tre ditësh tërmetet në rajonin e Korçës nuk po ndalen. Edhe këtë mëngjes, disa tërmete janë regjistruar, duke futur në panik qytetarët. Ndërsa banorëve që iu dëmtuan shtëpitë kanë kaluar natën jashtë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, 5 lëkundje janë regjistruar pak pas mesnatës dhe në orët e para të mëngjesit me magnitudtë nga 2.1 deri në 3.9 ballë.

Më i fundit ishte në orën 6:45 me magnitudë 2.6 ballë. Ndërsa me herët u shënuan edhe 4 tërmete të tjera me magnitudë, 3.1, 3.9, 2.1 dhe 2.4 ballë.

Disa banorë, kryesisht të moshuar dhe fëmijë janë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Reshjet e dendura të shiut dhe temperaturat e ulëta e bëjnë të pamundur qëndrimin në çadër. Ata apelojnë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

"Tërmeti na shkatërroi banesat, shiu po na sëmur. Jemi në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike. Rama të shpallë gjendjen emergjente. Po vdesim. Banesat janë shkatërruar. Termeti nuk ndalet", janë shprehur banorët.

EMISIONET